Ai ka theksuar se po e mundon fakti se “ata në Serbi nuk mund ta kuptojnë se çfarë po ndodhë në Kosovë”.
Në konstatimin e gazetarit se për ide të kufizimit kanë folur më herët edhe Dobrica Qosiq dhe Zoran Gjingjiq, Vuçiq ka thënë se këtë ide ai e ka paraqitur “kur gjendja në Kosovë ishte dhjetë herë më e keqe sesa gjatë kohës së Qosiqit dhe Gjingjiqit”.
Në fillim të bisedës gazetari e ka përkujtuar Vuçiqin se më herët ka deklaruar se ndihet i mashtruar, dhe se më nuk i beson emisarëve nga Brukseli, dhe në pyetje se si ndihet pas bisedës me këshilltarët e Angela Merkelit, ai ka thënë se ka biseduar me njerëz seriozë dhe përgjegjës.
“Sa i përket marrëdhënieve ndaj BE, duhet të them se BE është ai i cili i udhëheqë bisedimet tona, mirëpo atje shumë herë kam thënë se platforma në këtë formë nuk guxon të miratohet nga ana e Prishtinës. Ata kanë premtuar se kjo nuk do të ndodhë, dhe sot ata njerëz nga Brukseli nuk lajmërohen”, ka thënë Vuçiq.
Në insistimin e gazetarit se çfarë ka folur me këshilltarët, Vuçiq është përgjigjur: “Nuk do të kisha hyrë në detaje”.
Pastaj ka folur për taksat dhe Platformën, idenë për kufizim, që kjo ide të prezantohet para deputetëve të Kuvendit të Serbisë, por ka theksuar se nuk mund të flasë publikisht mbi atë se kush po e përkrahë kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn në “aksionet e fundit”.







