Aleksandër Vuçiq

Vuçiq: Nuk luftojmë me Amerikën, ajo është nënë e babë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka bërë të qartë, të premten, se shteti që ai udhëheq nuk e ka ndërmend të futet në luftë me Kosovën, pasi këtë të fundit, sipas tij, e mbron Amerika.

Vuçiq ka kujtuar herën e fundit që serbët janë përballur me kosovarët dhe ndihmën amerikanë që ata morrën.

Sipas tij, shteti serb nuk mund ta provojë fatin me Amerikën.

“Ne nuk mund ta mposhtim ushtarakisht Amerikën. Njëherë e kemi provuar dhe e dimë mirë si kaloi e gjitha. Megjithatë, nuk mendoj se atëherë Serbia ishte fajtore, ajo ishte e sulmuar, por, hajde le t’i ruajmë jetët e njerëzve”, ka thënë Vuciq gjatë një një vizite në qytetin e Kragujevcit, ku përuroi një fabrikë me emrin Mind Park.

Vuçiq ka thënë që Serbia, megjithatë, nuk do të pushojë së angazhuari për të mbrojtur popullin serb në Kosovë, pasi shqiptarët, sipas tij, po sillen ashpër.

“Ata po veprojnë me rregullat e të fortit. Nuk kamë thënë kot se Amerika për ta është nënë dhe baba”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

“Është e vërtetë ajo që ka thënë Haradinaj, cfarëdo që ndodh, amerikanët përgjithmonë do të jenë në anën e tyre dhe është koha e fundit që ne të pajtohemi me këtë fakt. Ne jemi të shtyrë në qoshe. A mos po mendoni se ndoshta Serbia do ta detyrojë Amerikën të ndryshojë qëndrim?” ka përfunduar Vuçiq. /Ballkani.info/