Ekzistojnë disa gjëra që nuk mund të lëshojmë pe sa i përket Kosovës, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq thotë se për të lajmi kryesor është që disa po dëshirojnë “ta në marrin pjesën veriore të Mitrovicës” dhe se të gjithë po pyesin pastaj se nuk e kuptojnë për këtë bëhet fjalë. “Por deklarata e Kadri Veselit që Ushtria e Kosovës do të bëhet në mesin e dhjetorit, është njëra nga këto”, ka thënë ai.
“Kjo neve, ngadalë, por sigurt po na dërgon në katastrofë të plotë. I lus njerëzit në Evropë dhe botë që ta kuptojnë, edhe pse e di që i kanë problemet e tyre. Këtë e them për shkak që jam i brengosur, por jo i frikësuar”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.
Për deklaratat e Agim Bahtirit se do të bashkohet Mitrovica dhe deklaratave tjera se do të krijohet Ushtria e Kosovës deri në fund të vitit, si dhe taksa do të mbetet derisa Serbia ta njeh Kosovën, Vuçiq ka thënë se është i shqetësuar, por duhet ta dinë që aspak nuk është i frikësuar.
“Tash e shoh se pse disa njerëz kërcënojnë se do ta rrëzojnë Qeverinë në Beograd për një muaj, ndërsa ju kanë mbetur edhe 20 e diçka ditë, nuk kanë qenë vetëm pushkë të zbrazta”, ka thënë Vuçiq.
Këtë të fundit Vuçiq ia ka drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, e rëndësishme është të ruhet paqja, por edhe populli serb në Kosovë. /Ballkani.info/







