Vuçiq: Nuk do e ndalim fushatën kundër njohjes së Kosovës edhe pas largimit të taksës

Në një intervistë të dhënë për ‘Foreign Policy’ presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ritheksuar së fushata agresive në ndalimin e proceseve integruese të Kosovës nuk do ndalet as pas heqjës së taksës.

“Nuk do mund të shpërblehësh nëse i vendos taksë Serbisë. Nuk mund të thuash “Tash na duhen koncesione nga ana juaj”, citohet Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Ai e thekson rëndësinë e rikthimit të dialogut aty ku ishte duke kërkuar kompromis.

“Ne duhet të vazhdojmë dialogun dhe të marrim masa për të gjetur një kompromis.  Nuk e di si do të duket por do  të përfundojë në atë menyrë që dy palët duhet të lëshojnë pe. Ne duhet të marrim garancion për një të ardhme shumë më të mirë”, përgjigjet Vuçiq në pyetjen se nëse marrëveshja do jetë e pranueshmë për publikun serb.

Kujtojmë që Vuçiq dhe Thaçi gjatë qëndrimit në Uashington patën edhe takim të përbashkët në Shtëpinë e  Bardhë nga ku u kërkua edhe gjetja e një marrëveshjeje për dialog dhe finalizim të procesit. /Ballkani.info/