Vuçiq nis takimin me Macronin në Paris VIDEO

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sonte me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Vuçiq, që do të qëndrojë për vizitë dyditore, në qendër të bisedës me homologun francez ka dialogun me Kosovën.

Por, gjithashtu me Macron ai do të diskutojë edhe për rrugën evropiane të Serbisë.