Vuçiq nesër takohet me Pompeon në New York, do të diskutohet për Kosovën

Presidenti serb Aleksander Vuçiq do të takohet me sekretarin amerikan, Michael R. Pompeo nesër në New York.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan, ku thuhet se Pompeo do të merr pjesë në një debat të Këshillit të Sigurimit, derisa do të ketë takim me sekretarin e përgjithshëm Antonio Guterres dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Sekretari i Shtetit Amerikan Michael R. Pompeo do të udhëtojë në New York më 20 gusht për të marrë pjesë në një debat të Këshillit të Sigurimit të KB të organizuar nga Misioni Polak në Kombet e Bashkuara mbi sfidat për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen e Administratës për zgjidhje shumëpalëshe . Sekretari do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Përgjithshëm të KB Antonio Guterres dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.

Ndërsa mediat serbe shkruajnë se takimi i Pompeos dhe Vuçiçit ka të bëjë me situatën në Kosovë.

loading…