Ushtria e Kosovës

Vuçiq nesër me ushtri i afrohet Kosovës vetëm 5 kilometra. 72 orë do të qëndrojë aty!

Presidenti i Serbisë, njëherësh komandant suprem i ushtrisë serbe, Aleksandar Vuçiq, do t’i vizitojë njësitet ushtarake serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në jugun e Serbisë gjatë 72 orëve të ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur transmetuesi publik serb, RTS.

Vuçiq do të shoqërohet nga ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, Millan Miojsilloviq.

Votimin e ushtrisë së Kosovës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ata pritet ta presin në bazat ushtarake serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore

Distanca e kësaj zone me Kosovën është rreth 5 kilometra.