Vuçiq: Nesër do të kërkoj nga Mitsotakis konfirmim se Greqia nuk do ta njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Sllovenia dha mesazh se do t’i kërkoj nesër Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, konfirmim se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq në mesin e shumë temave theksoi se nuk është pajtuar për asgjë me “dy përfaqësuesit shqiptarë” në takimin e mbledhjes së radhëve EPP (Partisë Popullore Europiane).

Më tej ai adresoi edhe çështjen e përfolur për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia duke theksuar se do të kërkoj konfirmim për të kundërtën nga kryeministri grek Mitsotakis.

Është raportuar se kryeministri grek Mitsotakis kishte anuluar një takim të aranzhuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në New York, në prapaskenat e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, si rezultat i refuzimit të lejimit të ndërtimit të gazpërçuesit të propozuar amerikan nga qeveria Kurti.

Vucic nuk e lëshoi rastin të futë në diskutimin rreth krizës së energjisë duke u mburrur dhe siguruar opinioni serb se Serbia ka gaz plot.

“Nëse ka probleme me rrymë, e ndalim eksportin! E le t’i shkruajnë kujt të duan, si të duan, rezultati do të jetë i njejtë – qytetarët serbë do të kenë shtëpitë e ngrohta”.

“Ne për fat të mirë kemi gaz. Ishte vendim i mençur të ndërtojmë gazpërçuesin, përkundër të gjithë presioneve. “Kemi gaz dhe rrymë mjaftueshëm për ne. Deri tek kriza për eenergji po vjen për shkak të taksës në karbon dhe futjes së energjisë së gjelbër”.