Takimi i presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me kryeministrin Ana Bërnabiq dhe anëtarët e qeverisë ka filluar sonte në orën 19:00, kurse presidenti serb do t’ju drejtohet mediave në orën 20:00.

Anëtarët e Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrja Ana Bërnabiq kanë arritur në Presidencën serbe, ku po bisedojnë me Vuçiqin, shkruan Ballkani.info.

Ky takim urgjent vije pas taksës për mallrat serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës dhe arrestimeve të sotme në veri nga Policia e Kosovës të katër personave të dyshuar për vrasjen e liderit të serbëv të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Edhe serbët e Kosovës në orën 20 do të mbajnë mbledhje urgjente të Shtabit të Krizës për katër komunave veriore. /Ballkani.info/