“Vuçiq në epërsi ndaj Kurtit” – Canaj, Shala: Ndërkombëtarët po e favorizojnë

Në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadiku, në televizionin e gazetarëve, duke folur për konfrontimin e madh mes Kurtit dhe Vuçiqit për situatën në veri, ish diplomati kosovar Blerim Canaj tha se Vuçiqi po e shfrytëzon pozicionin e tij të favorshëm që e ka në raport me Kurtin.

Canaj tutje tha se nëse flasim për të drejtën ligjore, natyrisht Kurti ka të drejtë sepse ata që janë arrestuar kanë sulmuar dikë, por tani po flasim për pozicionet e tyre politike dhe në këtë rast Vuçiqi është në pozicion më të favorshëm politik.

Vuçiqi ndryshimet gjeo-strategjike ka ditur t’i shfrytëzojë, Kurti po i bënë disa veprime me e mbrojtë edhe Vuçiqin duke eskaluar situatën sepse ka pas mundësi me e menaxhu.

Për dallim nga Canaj, analisti Krenar Shala tha se njëra nga strategjitë e Kurtit është që t’ia bëjë me dije faktorit ndërkombëtar që ju këtë njeri (Vuçiqin) nuk mundeni me e marrë në gjirin tuaj përderisa ai ka tipare fashiste.

“Kurti po mundohet me ua rikujtu bashkësisë ndërkombëtare se kush është Serbia dhe se ajo është i lajthitur”, tha Shala.

Sipas tij epërsia është te Vuçiqi fatkeqësisht, sepse bashkësia ndërkombëtare po ia jep epërsinë për shkak të interesave gjeo-strategjike.