Vuçiq: Ndoshta në të ardhmen e gjejmë një far zgjidhje me Kosovën

Është e rëndësishme të gjejmë paqen dhe kompromisin, e jo arsye për përplasje, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas bisedës me kryeministrin italian, Guisepe Conte.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme për bisedime me Kosovën, të cilat, sipas tij, ndoshta në të ardhmen do të dërgojnë në ndonjë marrëveshje.

Vuçiq, në konferencën e përbashkët për media, ka thënë se mysafirin e ka njoftuar me qëndrimet e Serbisë për Kosovën, duke thënë se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut sapo të hiqet taksa, transmeton Ballkani.info.

“Jemi të gatshëm për bisedime të cilat në të ardhmen ndoshta do të na çonin në një far zgjidhje kompromisi. A do të ndodh dhe si do të ndodh, para nesh është rrugë e gjatë, por e rëndësishme është që të gjejmë paqen dhe kompromisin, e jo arsyet për konflikte”, ka thënë ai. /Ballkani.info/