Vuçiq: Merkel dhe Macron do t’i kenë disa porosi për mua dhe Kurtin

Të mërkurën do të nisë Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian në Slloveni.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga Lubljana nëpërmjet një konference për media ka thënë se Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do t’i kenë disa “porosi” për të dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Pres që nesër Merkel dhe Macron të na ulin enkas mua dhe Kurtin për të biseduar”, tha Vuçiq.