Vuçiq me valë të re kërcënimesh: Mos guxoni t’i prekni serbët, as në jug e as në veri të Ibrit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Serbia nuk dëshiron të cenojë askënd, por nuk do të lejoj sulme ndaj popullit serb.

“Serbia beson në vete dhe nuk i shkon ndërmend që ta cenojë dikë. Nuk ka nevojë për fjalë të mëdha dhe për pikë të popullit tonë të nxitur nga emocionet, na duhen koka të ftohta që të merremi me probleme”, ka thënë Vuçiq në hapje të aeroportit ndërkombëtar Morava.

“Askush Serbinë nuk do të mund ta komanojë sikur në shekujt e kaluar. Serbia është tren që do të ecë tutje dhe këtë dëshiron të bëjë edhe në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Për ata të cilat kanë ankesa në llogari të Qeverisë së Serbisë dhe kryeministres Ana Bërnabiq, ia ka thënë se vetëm i llogarisin rezultatet.

“Prandaj sot për Kosovën flasim hapur. Nuk gjunjëzohem ndaj askujt nga bota. Ne mund të themi se kemi bërë çdo gjë që të arrihet kompromisi, kurse të tjerët nuk kanë dashur. Ju themi që mos ta sulmojnë popullin serb, as në veri e as në jug të Ibrit. Nëse ata që janë përgjegjës për t’i mbrojtur nuk e bëjnë këtë, ekzistojnë ata të cilët do t’i mbrojnë”, ka thënë tutje ai.

Vuçiq ka shtuar se një Serbi e fuqishme duhet të jetë e mirë edhe për tërë rajonin. /Ballkani.info/