Vuçiq më nuk do të kandidojë për postin e kryetarit të partisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka thënë sot gazetarëve atje se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të partisë.

Komiteti kryesor i Partisë Progresiste Serbe u takua sot në Beograd dhe si temë kryesore kishin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pas kësaj i pari i shtetit serb iu drejtua shtypit duke i thënë se partia e tij do të ketë udhëheqje të re nga qershori i vitit 2020.

“Do të kem kohë të mjaftueshme për të parë gjithçka dhe sugjeruar njerëzit më të mirë, nga kryetari i partisë deri tek anëtarët e komitetit”.

“Përpara nesh janë zgjedhjet dhe energjia e këtyre të rinjve shpresoj se do të kontribuojnë në sukses. Këto zgjedhje do të jenë shumë të vështira për ne”.

“Po, pozicioni im është diskutuar dhe do të ketë ndryshime të mëdha të personelit, përfundoi ai, duke e konfirmuar që më nuk do të jetë kandidat për kryetar të partisë.

“Shumë janë munduar të më bindin, por përgjigjja ime është – jo, unë nuk do të kandidoj për kryetar partie,” tha Vuçiq kur u pyet për mundësinë.