Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 20 dhe 21 dhjetor do të qëndrojë në Tiranë, në kuadër të Nismës për “Ballkanin e Hapur”, shkruajnë mediat serbe.
Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.
Presidenti serb, Vuçiq më pas bëri të ditur se takimi i radhës do të mbahet në Tiranë në gjysmën e dytë të dhjetorit, ku, siç u tha do të mund të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.







