Vuçiq-Lajçak, ‘kokë më kokë’ në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe emisari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak kanë nisur një takim kokë më kokë rreth orës 18.00.

Pas takimit planifikohen deklarata për mediat. Lajçak mbërriti në Beograd rreth orës 17.00.

Para shkuarjes në Serbi, diplomati sllovak qëndroi për vizitë treditore në Kosovë, ku u takua me përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike, për të diskutuar në lidhje me vazhdimin e dialogut.