Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vijuar të insistojë në propagandën e tij se qëllimi i vetëm i Albin Kurtit është “spastrimi etnik i serbëve”.
Ai ka thënë të hënën se Qeveria e Kosovës “e urren popullin serb”, dhe se nga ana tjetër “mburret se sa e fortë është”.
“Dhe ata që duan të bërtasin ‘ne jemi shumë të fortë’ – dhe e dini se çka thonë – ‘ne jemi shumë të fortë, të rrezikshëm, jemi shumë të çmendur dhe të rrezikshëm”, tha mbrëmë Vuçiq.
Kryeredaktori i TV Happy, Milomir Mariq, e këshilloi presidentin serb se si t’i përgjigjet Kurtit.
“Kur të thotë Kurti kështu, thuaj – hesht, unë jam presidenti yt”, i tha Mariq.
Më pas e pyeti “sa herë ia ke thënë këtë?”.
“Shumë herë. Kurti pastaj del dhe ankohet se po e ofendoj dhe nuk e di çfarë, edhe pse nuk po e ofendoj, i them ndonjëherë diçka që e meriton, asgjë më shumë se kaq“, tha Vuçiq.
“Kurti, në anën tjetër përgjigjet – shiko, jam shumë i fortë”, vazhdon Vuçiq.
“E pyes sa i fortë je? Epo, me mua është Amerika, Gjermania, Anglia, Franca, Italia, Turqia, të gjithë janë me mua. Por fakti që jam i fortë është një mrekulli e paparë”, thotë Vuçiq.
Duke komentuar deklaratat e Kurtit se Kosova është vendi më demokratik në rajon, Vuçiq iu referua lirimit të Zoran Arsiqit, i cili u lirua të hënën nga akuzat për krime lufte.
“Demokracia juaj më e madhe është kur e arrestoni Arsiçin, e mbani në paraburgim për 11 muaj e gjysmë dhe më pas thoni ‘kemi gënjyer që keni kryer krime’. Një mrekulli e demokracisë”, tha Vuçiq.







