Ka iniciativë për shtyrje, e vogël, të takimit të radhës në Washington tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic. Ai shtoi se është e mundshme por jo për shumë ditë. Takimi i paraparë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Emisarit Amerikan për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, sot në mediat kosovare ishte pretenduar se do të shtyhet.
Vucic u përgjigj në pyetjen e gazetarëve serb për pretendimet e mediave kosovare rreth saktësisë së këtyre raporteve ai tha se shtyrja është e mundshme, por vetëm për disa ditë.
“Ka nismë për ndryshim të datës. Do të përgjigjem. Nuk mendoj se do të jetë lehtë, a ndjej personalisht barrë të madhe- po, por ajo që mund të garantoj që unë do të luftoj për interesat e Serbisë e atë që disa ëndërrojnë, pavarësinë, nuk do të ndodhë” tha Vucic.
Ai tha se çdo mëngjes e merr shtypin në gjuhën shqipe, prej të cilës ai dhe ekipi i tij provojnë të analizojnë veprimet e mundshme të Prishtinës. Deri tani, megjithatë, nuk kanë arritur të kuptojnë se cili do të jetë veprimi i tyre i radhës.
Ai vazhdoi në atë kontekst e shtoi se nuk mund të garantoj se në Washington temat do të jenë vetëm ekonomike, ashtu siç janë paralajmëruar.







