Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Kemi blerë armatim për të cilin nuk guxoj të flas

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, përgjatë një stërvitje ushtarake në nderë të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ka folur edhe për blerjen e disa armëve që ka bërë shteti i tij.

Ky aramatim presidenti serb ka thënë se do të arrijë në të ardhmen, dhe nuk ka pranuar të flas se për çfarë bëhet fjalë, shkruan klix.ba, trasnmeton Gazeta Express.

“Në peridudhën e ardhme do të arrijë diçka tjetër për të cilën unë nuk mund të flas, por që tashmë është paguar, ka thënë presidenti serb.

Vuçiq ka thënë se nëse tregon për atë armatim atëherë Serbisë do t’i vendosen sanksione.

“Nëse flas, do të na vendosin sanksione”, ka shtuar Vuçiq.

Vuçiq në anën tjetër kundërshton krijimin e Ushtrisë së Kosovës duke thënë se përbën kërcënim për sigurinë e rajonit, por vetë thotë që ka blerë armatim për të cilin nuk mund të flas shkaku i sanksioneve që mund t’i vendosen.