Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në aksionin e forcave speciale të Policisë së Kosovës janë arrestuar 23 persona të nacionalitetit serb dhe boshnjakë në veri të Kosovës.

Sipas tij, me këtë aksion po tentohet kriminalizimi i plotë i popullit serb atje, duke shtuar se kjo është më shqetësuese së kurrë, transmeton Ballkani.info.

Ai në Kuvendin e Serbisë ka thënë se aktualisht në pjesën veriore të Kosovës, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në aksion me 73 automjete të rënda, derisa më shumë se 50 vetura janë në pritje në pjesën jugore të Mitrovicës, 15 në komunën e Skenderajt, derisa tetë janë në malet e territorit të Komunës së Zubin Potokut. /Ballkani.info/