Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë sot se është i gatshëm të flasë para Kuvendit popullor të Serbisë për Kosovën menjëherë, përkatësisht në ndonjë nga ditët e ardhshme nëse për këtë ekziston mundësia.

Rreth Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, të miratuar nga Parlamenti i Kosovës, ai ka thënë për RTS-në se, për fat të keq. “rrethi vicioz në Kosovë” nuk është mbyllur, transmeton agjencia Beta.

Duke folur për deklaratat e kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, se “Nishi e Kurshumlia dikur kanë qenë të popullzuara më shumë shqiptarë”, ai ka thënë se “në këto provokime nga Prishtina, Serbia “do të reagojë me qetësi dhe e përmbajtur, për të mos e humbur kredibilitetin në bashkësinë ndërkombëtare”, por edhe “për ta mbrojtur popullin e saj”.

Vucic ka thënë se kanë bërë fushatë ndaj tij për shkak të idesë së përkufizimit, ndërsa “nuk kanë ditur në të vërtetë se për çfarë është fjala, dhe gjatë tërë kësaj kohe për këtë as që kanë pyetur”.

Vucic ka thënë se kanë bërë fushatë ndaj tij për shkak të idesë së përkufizimit, ndërsa “nuk kanë ditur në të vërtetë se për çfarë është fjala, dhe gjatë tërë kësaj kohe për këtë as që kanë pyetur”

Ai ka thënë se ka qenë i gatshëm të rrezikojë shumëçka, por kjo është e pamundur në kushtet kur “askush nuk do të qëndrojë pranë teje”.

Ai ka thënë se në Patrikanën e Kishës Ortodokse Serbe ka shkuar “jo për të kërkuar mbështetje në politikë”, por për t’u përgjigjur në pyetjet e KOS-it dhe se atje nuk është lexuar Marreveshja e Brukselit e as Rezoluta 1244, siç kanë shkruar disa medie serbe.