“Vuçiq ishte në rrezik për jetë”

Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Llonçar, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kishte pasur probleme të vogla kronike të zemrës, mirëpo gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar të premten, kur ai u dërgua në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd (VMA).

Lonçar ka thënë për Tanjug se para pranimit në VMA, Vuçiq ishte në rrezik për jetë.

Ekipet mjekësore menjëherë i zbatuan të gjitha masat e nevojshme për ta korrigjuar gjendjen e rënduar dhe  Vuçiq iu përgjigj mirë terapisë së përshkruar atij.

Sidoqoftë, ekipet e ekspertëve të VMA-së rekomanduan që Presidenti i Serbisë t’i zvogëlojë aktivitetet e rregullta në periudhën e ardhshme në mënyrë që të shërohet plotësisht nga gjendja e përkeqësuar që ndodhi të premten.