Asambleja e OKB-së

Vuçiq ia shpreh një “shqetësim të thellë” Lajçakut në Nju Jork

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të enjten ka takuar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës-Serbisë, Miroslav Lajçak, të cilit ia ka shprehur “shqetësimin e thellë” për gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), kreu i shtetit serb ka pendehur se “Serbia do të bëjë çdo përpjekje diplomatike për të mbrojtur popullin dhe vendin e saj” në takimin e tij me diplomatin sllovak të enjten në Nju Jork.

“E kam informuar Lajçakun për situatën në Kosovë dhe kam shprehur shqetësimin e thellë për rreziqet e sigurisë me të cilat përballet çdo ditë populli serb. Unë kam kërkuar më shumë përfshirje të BE-së për të ruajtur paqen derisa populli ynë të mbetet në vatrat e tij shekullore”, ka shkruar Vuçiq.