Serbi

Vuçiq i nervozuar: S’ka dialog derisa Prishtina t’i heqë vendimet e kundërligjshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte në Bruksel, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se dialogu do të vazhdojë kur Prishtina t’i heqë të gjitha vendimet e saj, që ai i ka quajtur të kundërligjshme.

“Këtu askush nga ne nuk do të paraqitet derisa ata t’i heqin vendimet e kundërligjshme”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Ai me nervozizëm u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Vuçiqi ka thënë se “Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet”.

Një pjesë të madhe të diskutimit të tij, Vuçiqi e ka orientuar me kritika drejt vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë taksë prej 10 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

“Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse nuk janë në gjendje të respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar para 10 vjetësh”, ka thënë Vuçiq. /Ballkani.info/