Vuçiq i kundërpërgjigjet Thaçit: Ideja e bashkimit të Luginës me Kosovën, s’ka lidhje me realitet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me deklaratat se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën është ëndërr e secilit shqiptar.

Ai ka thënë se kjo deklaratë e presidentit kosovar është joreale.

“Po mirë, këtë e thotë që dy apo tri vjet. Ky tregim është palidhje. Në secilën pikëpamje. Kështu që as ai dhe as ata nuk mund ta bëjnë realitet atë. Kjo është për konsumin e tyre të brendshëm. Ai dhe Haradinaj po bëjnë gara se kush është nacionalist më i madh. Njerëzit nga ajo pjesë e Serbisë nuk duhet të brengosen, por as qytetarët tjerë të Serbisë. Njerëzit e dinë se raporti i forcave nuk është i matshëm”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Ai ka folur edhe për mungesën e inskenuar të ushqimit në veri të Kosovës, duke u pyetur se kjo po bëhet me qëllim që të frikësohen serbët atje nga Beogradi.

“Është plotësisht e logjikshme që ata (serbët opozitarë) flasin njëjtë si Haradinaj dhe Thaçi. Njëjtë shkruajnë sikur edhe këta tanët, Pesë milionë, por nuk e di sa kanë mbetur tash. Asgjë e re. Ekziston një aksion i sinkronizuar më shumë se një vit, që serbët e veriut të Kosovës të prezantohen si kriminelë. Po shesin tregime të rrëjshme të nacionalistëve”, ka thënë tutje Vuçiq. /Ballkani.info/

loading…