Vuçiq i kërkon Macronit që “ta bindë Kosovën të vijë në vete”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga homologu francez, Emmanuel Macron, që të bëjë përpjekje “në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete”.

Vuçiqi ka shkruar në Instagram se ka pasur bisedë “të hapur e serioze” me Macronin.

“I kërkova presidentit Macron që ta bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet sa më shpejt në kuadrin e bisedimeve konkrete”, ka shkruar ai.

Vuçiqi thënë se Serbia “mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe ruajtjes së paqes”.

Sipas Vuçiqit, “serbët në Kosovë janë i vetmi komunitet i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme”.

Ai ka thënë po ashtu se e ka falënderuar Macronin për gatishmërinë për ta dëgjuar Beogradin dhe për vendosmërinë “për të bërë përpjekje shtesë për të zgjidhur situatën jashtëzakonisht komplekse dhe mbi të gjitha, të rrezikshme në Kosovë”.