Vuçiq: I kemi miq edhe evropianët edhe rusët

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia i konsideron evropianët dhe rusët “miq të vërtetë”.
Ai në një intervistë për Washington Post theksoi se, megjithatë, Moska ishte në anën e Beogradit në Këshillin e Sigurimit të OKB-ja kur të tjerët nuk ishin.

Kjo deklaratë e tij vjen pak ditë pas vizitës që i bëri Moskës ku e takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Dy presidentët gjatë takimit kanë biseduar edhe për Kosovën, transmeton Klan Kosova.