Vuçiq i frikësohet ekipit kosovar në Munih: Thaçi, Haradinaj dhe Hoxhaj po lobojnë fuqishëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është ankuar në mediate serbe për lobimin që zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po bën gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Vuçiq para mediave serbe tha se lobimi që po bën ekipi i Kosovës në Munih është i veçantë, duke fol për Kosovën dhe duke paraqitur anët e forta.

Ai përmendi faktin që Hoxhaj flet gjermanishten rrjedhshëm, duke theksuar se kjo është po ashtu një armë e fortë lobimi.

“Ata po bëjnë punë serioze, e kanë këtu në Munih edhe një konzull të jashtëzakonshëm, e kanë sjellë kë kanë mundur dhe Hoxhaj e flet në mënyrë perfekte gjuhën gjermane. Kjo nuk është për t’u nënçmuar. Gjithçka çfarë po bëjnë neve po na paraqesin në mënyrë tjetër, po flasin për potencialin që kanë. Po flasin për ato që evropianët dëshirojnë të dëgjojnë”, thotë ai, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, ai në Munih e ka parë edhe Thaçin dhe Haradinajn, të cilë sipas tij, po ashtu po lobojnë fuqishëm. /Ballkani.info/