Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se autoritetet serbe nuk kanë nën kontroll asnjë pjesë të Kosovës dhe për këtë Serbia gjendet në pozitë të rendë.
“Situata jonë nuk është aspakt e lehtë, kur vareni nga vullneti i Prishtinës dhe nga ajo nëse dëshirojnë ta respektojnë të drejtën apo jo. Nëse dikush sillet kështu atëherë ju kufizohen mundësitë e veprimit”, ka thënë Vuçiq në hapjen e një fabrike në Zrenjani.
Ai ka shtuar se është i lumtur që serbët janë ngritur dhe janë zgjuar dhe që e kuptojnë se sa janë të goditur me këto masa.
“I kanë kundërshtuar masat në mënyrë të civilizuar dhe të arsyeshëm. Me këtë e kanë treguar dallimin ndërmjet vetes dhe atyre që i kanë vendosur këto masa”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.
Duke folur për takimin e sotëm me përfaqësuesit e Listës Serbe, Vuçiq ka thënë se do t’i lus ata që të vazhdojnë me protesta paqësore, kurse kreu shtetëror do të vazhdojë që në planin ndërkombëtar të tregojë për dëmin e vendimit të Kosovës, i cili thellësisht e cenon paqen.
“Shpresoj që do të ketë arsye dhe fuqi edhe në bashkësinë ndërkombëtare që të bëhet presion ndaj atyre të po implementojnë aktivitete të paligjshme”, ka thënë ai dhe ka shtuar se nuk beson që Prishtina së shpejti do ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe. /Ballkani.info/







