Presidenti i Serbisë

Vuçiq hutohet, më pas e pranon se Milan Radoiçiq ishte në mesin e terroristëve serbë që sulmuan Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë ka konfirmuar se Milan Radoiçiq është në komandë të grupit terrorist që u përplas me policinë e Kosovës të dielën, transmeton Ballkani.info.

Pyetjes së gazetarit të RTS-së, Gorislav Papiq: “Sa dini për organizimin e këtyre njerëzve, që komandojnë këta njerëz nga Kosova, a i njihni këta”, Vuçiq, duke u dukur i hutuar, iu përgjigj:

– Si të mos e njihja Milan Radoiçiqin.

“A i komandon ai?” pyeti Papiqi.

– Nuk e di nëse është në komandë, por ju më pyetët nëse i njihja këta njerëz. E njoh Milan Radoiçiqin. Nuk e di kush ishin këta të tjerët dhe as nuk njoha njeri. Tani kam dëgjuar për këta njerëz – është përgjigjur Vuçiq. /Ballkani.info/