Vuçiq gënjen sërish, Thaçi e gozhdon me marrëveshjen për energji (DOKUMENT)

Presidenti i Serbisë, për të satën herë është duke gënjyer se nuk ekziston një marrëveshje Kosovë-Serbi për Energji. Edhe sot në Forumin “GlobSec2019” në Bratisllavë, Vuciq vazhdoi me gënjeshtrën e vjetër, të thënë në disa forume rajonale dhe ndërkombëtare se Kosova dhe Serbia asnjëherë nuk kanë arritur një marrëveshje në sektorin e engjerisë.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka numëruar marrëveshjet të arritura ndërmjet dy shteteve, të cilat Serbia nuk ka bërë asnjë hap për t’i implementuar.

“Serbia nuk e ka zbaruar marrëveshjen për energjinë, integrimin e kufijve, ka ndaluar hapjen e urës në Mitrovicë për të mundësuar bashkimin e qytetit. Kurse, sa i përket asociacionit, Prishtina e ka përmbushur pjesërisht sepse ne kemi ekipin që do të merret me statutin e asociacionit”, ka theksuar Thaçi.

Kjo është hera e tretë që Vuciq gënjen hapur që nuk ka marrëveshje të energjisë. Por, marrëveshja ndërmjet dy vendeve gjendet në uebfaqen e kryeministrisë së Kosovës.

Kjo është marrëveshja e plotë