Pengesa në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të tejkalohet vetëm kur Prishtina ta heqë taksën për mallrat serbe dhe t’i ndërprerë provokimet, siç është ligji për statutin e Kombinatit “Trepça”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas bisedës telefonike me shefën e BE-së për politike të jashtme, Federica Mogherini.
Sipas mediave serbe, Vuçiq dhe Mogherini kanë folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për raportet Kosovë-Serbi.
Në njoftimin e zyrës për media të presidentit serb thuhet se Vuçiq i ka thënë Mogherinit se ngecja në dialog mund të tejkalohet vetëm kur Prishtina të heqë taksën për mallrat serbe dhe t’i ndërpresë provokimet, siç është rasti me ligjin për statutin e Kombinatit Metalurgjik “Trepça”, transmeton Ballkani.info.
“Ky ligj nuk është asgjë tjetër përpos marrje e pasurisë serbe”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, gjendja aktuale është e paqëndrueshme dhe se masat e njënashme të Kosovës e dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. /Ballkani.info/







