Vuçiq: Flasim për çdo gjë, përveç njohjes së Kosovës nga Serbia dhe hyrja e saj në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se “në çdo vend ka thënë pa mëdyshje se nuk mund të diskutohet për njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e Prishtinës në OKB”.

“Për çdo gjë tjetër jam i hapur për të biseduar, jo vetëm për shkak të rrugës së BE-së drejt Serbisë, por sepse është mirë për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, të bisedojmë dhe të negociojmë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se në propozimin e BE-së ka pika të rëndësishme, “si hapja e vendkalimeve administrative për qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, vulave doganore, targave, që serbët dhe shqiptarët të jetojnë të qetë”.

“Por çështjet kyçe që kanë të bëjnë me Kushtetutën, shtetin e Serbisë, siç e kam thënë pa mëdyshje kudo, nuk diskutohet as për njohje, as për Kosovën në OKB. Prandaj as që kam nënshkruar asgjë”, ka theksuar Vuçiq.