Iniciativa e re

Vuçiq e thotë për herë të parë dhe hapur: E duam edhe Kosovën në “Mini Shengenin” Ballkanik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë në Gjenevë se për Serbinë është shumë e rëndësishme heqja e pengasave për lëvizjen e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve në rajon.

Vuçiq ka thënë se në inciativën për ndërlidhjen e gjashtë shteteve dhe ekonomive të tyre, i njohur si “Mini-Shengen”, dëshiron ta shoh edhe Prishtinën, edhe Podgoricën edhe Sarajevën.

Vuçiq në konferencë për media pas takimit të forumit ekonomik Botëror kushtuar Ballkanit Perëndimor në Gjenevë, ka thënë se pret shumë penga gjatë rrugës për realizimin e kësaj iniciative, transmeton Ballkani.info.

“Për këtë jam shumë falemnderues ndaj SHBA-ve, Forumit Ekonomik Botëror, BERZHit dhe institucioneve tjera, të cilat e kanë mbështetur këtë projekt shumë hapur. Këtë ia kam thënë kohë më parë edhe Mattheë Palmerit (të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor) dhe jam i kënaqur që ai hapur e ka mbështetur këtë projekt edhe sot”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se në të ardhmën do të dëgjojë zëra të ndryshëm për këtë se çfarë do të thotë ky projekt.

“Disa do të thonë që Serbia e shfrytëzon këtë, pasi që nuk dëshiron ta shoh Prishtinën në këtë grup, që absolutisht është e pavërtetë. Për neve është shumë e rëndësishme dhe dëshirojmë që ta shohim edhe Prishtinën, edhe Podgoricën edhe Sarajevën në këtë iniciativë, por vendimi ju mbetet atyre”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se edhe në BE ka plot njerëz që janë kundër kësaj ideje, pasi që “nuk e kanë rolin kryesor”.

“Por, ky nuk është problemi im. Ashtu siç kam thënë, nuk jemi fëmijë, dëshirojmë të kujdesimi për vetën. Jemi rrugës për BE, thoni çfarë të doni për neve, por duhet të sigurojmë lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve”, ka thënë ai.

Të kujtojmë se tashmë është mbajtur një takim i iniciativës të ashtuquajtur “Mini Shengen”, ku në Novi Sad janë takuar Edi Rama i Shqipërisë, Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut dhe Vuçiq.

Ky takim ishte kritikuar shumë në Kosovë, pasi që pretendohej se ishte bërë në dëm të Kosovës dhe pa dijeninë e shtetit tonë. Tash mbetet të shihet se si do t’i përgjigjet Kosova kësaj ftese të hapur të Vuçiqit për t’iu bashkuar kësaj iniciative. /Ballkani.info/

loading…