Vuçiq e pret Listën Serbe sot në Beograd, nuk dihet arsyeja e takimit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të mbajë sot një takim me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Takimi është planifikuar për në mesditë në Pallatin e Serbisë, në të do të marrë pjesë drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, dhe pas takimit janë paraparë deklarata për media, raporton Tanjug.