Presidenti serb

Vuçiq: E kam parë e deklaratën e Radoiçiqit, ai nuk është terrorist dhe s’do të ikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se e ka parë deklaratën e nënkryetarit në largim të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në formë të shkurtuar.

Presidenti i Serbisë tha se Milan Radoiçiq do të duhet t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve shtetërore, transmeton Ballkani.info.

“Jam i sigurt që autoritetet duhet të bëjnë pyetje, nëse prokurori do ta ndjekë penalisht nuk është pyetje për mua. Së pari shkon sipas procedurës, këtë di unë. Nëse dikush mendonte se do të ikte, nuk do ta bënte. Unë e di me siguri se policia duhet të mbledhë informacione bazuar në raportet e mediave”, tha Vuçiq.

“Ai është krenar për këtë, nuk mendoj se dikush ka të drejtë të vrasë dikë, do të duhet të bëhen disa pyetje, ndoshta nuk ka marrë pjesë në atë pjesë, kjo është një pyetje e prokurorisë. Unë e di që policia duhet të mbledhë informacione, kështu që vjen prokurori dhe merr vendim”, shtoi presidenti i Serbisë.

Vuçiq tha se Serbia ka prova për ngjarjet në veri të Kosovës dhe shtoi se do t’i ndjekë penalisht vrasësit gjakftohtë.

Presidenti i Serbisë po ashtu tha se nuk e ka problem që KFOR-i po shton numrin e trupave në Kosovë.

“NATO nuk na pengon fare, le të dërgojnë, Kurti do të egërsohet më pak”, tha ai.

“E kam bindur Milanin (Radoiçiqin) dhe të tjerët të paktën 500 herë që të largohen nga barrikadat. Nuk dua t’i quaj serbët terroristë”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë theksoi se kurrë nuk do të justifikojë vrasjen e askujt, përfshirë edhe një polici kosovar.

“Por dikush gjithashtu duhet të kuptojë pse këta njerëz po protestojnë”, tha Vuçiq. /Ballkani.info/