LAJMI I FUNDIT

Vuçiq e fut sërish në gjirin e tij Jabllanoviqin e “moderuar”, nuk është më opozitë e diktatorit serb

Kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në njoftimin e Partisë së Serbëve të Kosovës në profilin e tyre në Facebook, vetëm thuhet se ka qenë një bisedë miqësore dhe: “Për dallim nga opozita në Serbi, qëndrimet e së cilës janë të përafërta me ato të Albin Kurtit, qëndrimi ynë dhe interesi i përbashkët është lufta e mëtejshme për serbët dhe mbijetesa jonë në Kosovë gjatë terrorit dhe persekutimit më të madh nga Qeveria e Kosovës”, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë se Jabllanoviq ishte kryetar i Listës Serbe nga viti 2013, ai ishte një nga ata që e themeluan atë. Disa vite më vonë u nda dhe themeloi Partinë e Serbëve të Kosovës, si opozitë e Listës Serbe.

Më 23 prill të këtij viti kandidoi për zgjedhjet lokale të Kosovës, por pak ditë para zgjedhjeve hoqi dorë nga pjesëmarrja dhe iu bashkua bojkotit të zgjedhjeve.

Ky takim me Vuçiqin është rikthim i Jabllanoviqit në gjirin ne diktatorit serb, pasi që ai në disa raste hiqej si i moderuar dhe kundër politikës së Listës serbe dhe vetë Vuçiqit. /Ballkani.info/