Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se është i bindur në një të ardhme të mirë të Serbisë, nëse arrihet një marrëveshje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Ai ka paralajmëroi rritje të pagave në sektorin publik dhe rritje të pensioneve.

“Çdo vit, pensionet do të jenë dukshëm më të larta se norma e inflacionit, dhe ne do t’i rrisim pagat e sektorit publik për infermierë, ushtarë, oficerë polior, punonjës social, mësues e fermerë”, ka thënë Vuçiq.

Në kuadër të Fushatës “Ardhmëria e Serbisë” ai premtoi nderimin e një kopshti me vlerë 37 milionë dinarë në Petrovac të Mlavisë si dhe investim 160 milionë dinarë për lidhjen turistike të atij rajoni.

“Ne po punojmë për çdo fabrikë në çdo qytet. Vendi i kazermave do t’ju jepet çdo investitori dhe ata do të punësojnë nga 300 njerëz”, tha tutje Vuçiq.

Vuçiq tutje ka deklaruar se në çdo vend që po viziton, qytetarët po ankohen se nuk kanë fabrika, andaj paralajmëroi stimuj të veçantë për investitorët për të ndërtuar fabrika.

Ai tha se me shqiptarët e Kosovës, Serbia e ka një problem të madh.

“Nëse durojmë dhe ruajmë paqen dhe stabilitetin, jam i bindur për një të ardhme të mirë të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.