Vuçiq do të takohet nesër me Escobarin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të bisedojë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar arrin në Beograd vetëm një ditë pasi i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përfundon vizitën e tij dyditore në Serbi.
Të shtunën, më 18 mars, Vuçiq do të takohet sërish me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër./Nova