Serbia dhe Republika Srpska do të forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre në muajt e ardhshëm, sipas Novosti-t, kjo do të jetë përgjigja e Beogradit dhe Banja Llukës për krijimin e një nisme të re “Katërshja e Ballkanit Perëndimor – pajtueshmëri 100 për qind me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë me BE-në”.
Bashkëpunimi shtesë ndërmjet Serbisë dhe RS-së do të reflektohet në performanca të koordinuara për çështjet më të rëndësishme politike, por edhe në forcimin edhe më të madh të lidhjeve ekonomike dhe sociale, pohon kjo media që është e afërt me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit.
Kjo do të jetë një përgjigje ndaj nismës së rënë dakord disa ditë më parë në Shkup nga ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zv/ministrit të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq dhe Shqipërisë, Olta Xhaka.
👏 Tdy in #Skopje we launched #WB QUAD 🇲🇰 🇦🇱 🇽🇰 🇲🇪 w/ 100% 🇪🇺 #CFSP alignment
— Bujar Osmani (@Bujar_O) March 29, 2023
👉 Platform for closer coop. among the countries w/ full compliance with the #EU CFSP, but also more broadly with the democratic values & principles @xhacka_olta @gervallaschwarz @Kreshnik_A @MFA_MNE pic.twitter.com/uHiKeinr8E
Tema e takimit të tyre të fundit në Shkup, pas së cilës u zyrtarizua nisma e përmendur, ishte “përputhja e plotë e katër vendeve të grupit QUAD me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, kërcënimet hibride, kriza energjetike dhe pasojat ekonomike të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës”.
Blinkeni e krahason Dodikun me Putinin
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, i ka krahasuar politikat e udhëheqësit separatist serb, Milorad Dodik, me ato të presidentit rus, Vladimir Putin, pas synimit të Dodikut për t’i shtypur pakënaqësinë dhe të drejtat e komunitetit LGBT.
“Sulmet e Milorad Dodikut ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republikën Serbe tregojnë se ai është në rrugën autoritare të presidentit Putin”- shkroi kryediplomati amerikan në “Twitter”.
Këtë muaj, qeveria e Dodikut u ballafaqua me kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shtyrjen e një ligji për rikriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes, i cili shihet si sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe medieve të pavarura, raporton agjencia “Associated Press”.
Dodniku ka njoftuar edhe për një ligj në muajt e ardhshëm për ndalimin e qasjes së aktivistëve të komunitetit LGBT në çerdhe fëmijësh, shkolla dhe universitete. Kjo erdhi vetëm disa ditë pas një sulmi të huliganëve ndaj aktivistëve të LGBT-së dhe gazetarëve në Banja Luka, qendër administrative e Republikës Serbe.







