Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të tij në seancën parlamentare dedikuar Kosovës ka thënë se është koha për të zgjedhur mes gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur.

Ai tha se diskutimi për Kosovën duhet të fillojë duke u përgjigjur në pyetje të rëndësishmesi : “Në çka besojmë, në një gënjeshtër apo të vërtetë – sepse, pa atë, ne nuk do të dimë se për çfarë jemi të aftë dhe çfarë mund të bëjmë, ku janë kufijtë e vendint dhe ëndrave tona, si dhe realiteti ynë’.

Parlamenti serb sot rreth orës 16:00 orë filloi një seancë e posaçme në rendin e ditës së të cilës është raporti mbi Kosovën që do të paraqitet nga kreu i shtetit serb.

Në seancë po merr pjesë kryeministrja, Ana Bërnabiq , të gjithë anëtarët e kabinetit të saj, drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, përfaqësuesit e Listës Serbe, Shefi i Delegacionit të BE-së në Beograd Sem Fabrizi, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.