Vuçiq dënon ashpër sulmin ndaj dy shqiptarëve

Presidenti serb ka reaguar ashpër ndaj sulmit të dy të rinjve shqiptar në Novi Sad.

“Unë i kërkoj MUP-it që të gjejë sulmuesit, ne nuk jemi njerëz të egër, ky është një vend i lirë dhe askush nuk duhet të sulmojë dikë vetëm për shkak se ai është shqiptar. Si mund t’i kërkoj Stoltenberg-ut(Shefit të NATO-s) të mbrojnë serbët në Kosovë, nëse ne nuk jemi në gjendje të ruajmë dikë në vendin tonë”, tha Vuçiq, transmeton ballkani.info.

Presidenti serb tha gjithashtu se të gjithë qytetarët e Serbisë duhet të kenë të njëjtën mbrojtje dhe kërkoi që sulmuesit të gjenden sa më parë të jetë e mundur dhe të ndëshkohen ashpër.

“Kam lajme për sulmin ndaj dy të rinjve me kombësi shqiptare që jetojnë në Novi Sad. Këta janë qytetarë serbë. Unë i kërkoj MUP-it të gjejë njerëz që kanë sulmuar dy shqiptarë. Të gjithë qytetarët tanë duhet të kenë të njëjtën mbrojtje, deklaroi Vuçiq.