Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq postoi në profilin e tij në Instagram një video të shkurtër, ku ai bëri një vizitë një familjeje në komunën e Knjazhevacit.

Në këtë familje Vuçiq u prit me drekë, ku ishin shërbyer ushqime tradicionale.

E në videon e publikuar në Instagram, Vuçiq shihet para një tryeze me disa lloje ushqimesh, ndërkohë teksa mban një spec djegës në dorë thotë se “ askush nuk duhet ta provojë”.

Më pas trimërohet duke thënë se do ta provojë.

“Unë do ta provojë dhe do të kem sukses”, thotë Vuçiq.