Me ushtri

Vuçiq arrin në kufirin me Kosovën, e mban sekret lokacionin e saktë (FOTO)

Presidenti i Serbisë i cili njëherit është edhe komandant Suprem i Ushtrisë, Aleksandar Vuçiq në një lokacion të panjohur i ka inspektuar njësitë e Ushtrisë së Serbisë dhe ka folur për detyrat e tyre.

Kështu raporton televizioni publik serb.

Vuçiq gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq.

Kjo vizitë, sipas paralajmërimeve të mëhershme, është bërë afër kufirit Serbi-Kosovë, respektivisht në zonën 5 kilometërshe, shkruan Ballkani.info.

Vuçiq, i cili edhe ka drekuar me ushtarët serbë, këtë vizitë e ka bërë si kundërpërgjigje ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Sipas rts, ai gjatë 72 orëve do të qëndrojë në zonën kufitare me Kosovën ku do t’i shoh nga afër të gjitha njësitë e dislokuara aty.

Vuçiq në zonën e sigurisë në kufirin me Kosovën do t’i vizitojë edhe brigadat 3 dhe 4 të Ushtrisë së Serbisë. /Ballkani.info/