I dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, është liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS). Hajdari e kuptoi se vuan nga kjo sëmundje gjatë kohës sa vuante dënimin në burg, por familjarët e tij ankohen duke thënë se Hajdari u neglizhua shumë nga organet e drejtësisë përkundër ankesave të bëra.

Kjo është hera e dytë që Hajdari lirohet nga burgu për arsye se nuk mund të kujdeset për veten e tij, kjo do të thotë se mbajtja e tij në burg është kundër të drejtave të njeriut.

Ai është i dënuar në rastin “Bllaca” dhe kur e kuptoi për sëmundjen, ishte duke e vuajtur dënimin.

Driton Hajdari është i dënuar me 7 vite burgim.

Por, tani më ai nuk gjendet prapa grilave duke e vuajtur dënimin.

Ai vuan nga një sëmundje e rëndë, ndërsa edhe në të kaluarën ishte liruar disa herë për trajtim mjekësor.

Megjithë sëmundjen e rëndë atij i ishte dashur të kthehet në vuajtje të dënimit.

Por, tani duket se Driton Hajdari nuk do të shkoj më prapa grilave.

loading…