Vuajtjet e nënës Rukë që i numëron Bashkim Ramosaj duhet ta turpërojnë Fitore Pacollin!

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar ndaj deputetes së VV-së, Fitore Pacolli e tha se ish kryeministri Ramush Haradinaj e ka dërguar për shërim jashtë vendit nënën e tij.

Mirëpo, ajo që doli më pas, ishte se nën Rukë, kishte qenë e shtruar në spitalin e Tiranës, e jo jashtë vendit.

Ramosaj ia ka numëruar Pacollit të gjitha vuajtjet e nënës Rukë.

Lexojeni më poshtë reagimin e plotë të Bashkim Ramosajt:

,Fitore” në rast se nuk e ke ditë; për çdo muaj të vitit e për çdo javë të muajit nëna Rukë e ka nga një dhimbje, nga një pjesë mishi të shkëputur nga trupi e zemra e saj!

  1. Nëna Rukë, është e bija e Heroinës së UÇK-së nënës Aze Ibrahimaj, e rënë në luftimet e korrikut në Jabllanicë. Për ty Fitore, është vështirë me besu, po nëna Azë ka vdek me armën në dorë e për më tepër pak heronjë janë që se kan honger bukën e saj!
  1. Nëna Rukë, është nëna që më shumë mund e sakrificë rriti një familje, e që në rrugëtimim për lirinë e shtetit tonë një copë zemre ju shkëput në ’97 me Luanin, Heroin e kombit tonë (se di për ty).

3.Më 24 mars 1998 i sulmohet familja më skenarin e njëjtë si Prekazi. Ramushi plagoset atë ditë por Serbia thyhet, nëna Rukë atë ditë vajtoi tre djem luftëtarë Gazmendin, Himen e Agronin.

  1. Në vazhdim plagoset Shkelzeni, e prapë Shkelzeni; plagoset Dauti, e prapë Dauti; plagoset Ramushi, e prapë Ramushi; plagoset Enveri e prapë Enveri; i plagosën vëllezërit e saj, e prapë iu plagosën vëllezërit; e shumë luftëtarë që ranë ndër beteja nënë i thanë e bukën e saj kanë ngrënë.
  1. Shkëlzenin, djalë e pati i cili ra në betejë për të mos u dhunuar e masakruar një vajzë me emrin Fitore, por kjo Fitorja ia din për nder së bashku me shumë e shumë të tjerë që shpëtuan.

6.Çlirimi i Kosovës u arrit, nëna Rukë e bacë Hilmiu luftëtari i madh; i zoti shtëpisë së Haradinajve po fillonin një jetë më dhimbje por me krenari e cila nuk zgjati shumë atë e prishën HIENAT e sojit tënd.

  1. Nëna Rukë përjetoi 12 vite burg për dy bijtë e saj Ramushin e Dautin e poashtu edhe për vëllain Lahiun.
  1. Në këtë kohë përjetoi edhe vrasjen tradhëtare të Enverit me 15 prill 2005, pikërisht kur Ramushi gjendej në Hagë e Dauti i burgosur nga UNMIKU.

9.Nëna Rukë, përjetoi edhe humbjen më të madhe kur iku nga kjo botë Shqipdoni i Shkelzenit i aksidentuar më autobus përpara shtëpisë.

  1. Përjetoi arrestimin e Ramushit në Slloveni e vite më vonë edhe në Colmar.
  1. Nëna Rukë, përjetoi vdekjen e bacës Hilmi që luftën e brengat bashkë i kishin.
  1. Fitore Pacolli, nëna Rukë, të përjetoi edhe ty ta përgojosh.

Turp për ty Hienë!

BR