Prindëria mund të përjetohet në shumë mënyra. I kam dy nipër, Federico dhe Matteo. Këta janë fëmijët e vëllait tim Renzo, i cili fatkeqësisht nuk është më me ne. Ai vdiq në moshën 56-vjeçare, thotë ikona e televizionit italian Carra.

Nuk është faji im që nuk linda fëmijë. Të paktën 40 vjet kam dashur djalë. Kjo nuk ndodhi, tha Raffaella Carra (75). Ikona e televizionit dhe showbizit italian zbuloi se po vuan shumë, sepse kurrë nuk e provoi amësinë. Ajo ia dedikoi jetën e saj punës dhe u bë e famshme në botë. Nuk u martua kurrë. Në lidhje me regjisorin Gianni Boncompagnii ishte 11 vjet. Pas ndarjes ajo ishte me koreografin Sergio Japino. Edhe kjo lidhje dështoi për shkak të dhënies së saj pas punës.

“Sot më vjen keq që isha kaq ambicioze. Por prindëria mund të përjetohet në shumë mënyra. I kam dy nipër, Federico dhe Matteo. Këta janë fëmijët e vëllait im Renzo, i cili fatkeqësisht nuk është më me ne. Ai vdiq në moshën 56-vjeçare. Jam e afërt me fëmijët e tij dhe jam e lumtur. Ata nuk jetojnë në Romë, por e dinë se mund të mbështeten tek unë. I dua. Kur nuk punoj, jam me ta, shpesh më vizitojnë. I konsideroj si fëmijët e mi dhe jam e lumtur”, – thotë Raffaella.

Ishte spekuluar se ajo kishte rezistencë ndaj martesës për shkak të shkurorëzimit të prindërve të saj. Raffaella u rrit pa babanë. Ai ishte një playboy i pasur, kështu që e ëma e braktisi kur Raffaella ishte vetëm dy vjeç.

“Sot ka shumë debate nëse homoseksualët duhet të adoptojnë fëmijë. Atëherë e pyes vetes: ‘Me kë jam rritur unë?’ Me dy femra, nënën dhe gjyshen. Disa fëmijë nuk kanë rritje të keqe edhe nëse i kanë dy baballarë ose dy nëna. Unë i kisha”, – tha Carra.

Prezantuesja, këngëtarja dhe valltarja u shpall gay ikonë në Itali. Disa nga këngët e saj ishin hit proteste për të drejtat e botës LGBT, ndërsa në vitin 2017 në Madrid, gjatë Gay Pride, Raffaella u zgjodh Ikonë botërore e botës homoseksuale. Për të dikur kishin ëndërruar të gjithë meshkujt e botës. Roberto Benigni praktikisht iu hodh në skenë, ndërsa Frank Sinatra donte të martohej me të. Ata u takuan në xhirimet e filmit ‘Von Ryan’s Express’.

“U takuam në stacionin Tiburtino. Ai donte të martohej, më dhuroi një qafore të cilën e humba. Unë nuk doja të martohesha, kështu që ai u martua me fqinjën time të atëhershme, Mia Farrow”, – tha Raffaella.

Raffaella ka lindur në Bolonjë si Raffaella Maria Roberta Pelloni. Në Romë, ku jeton edhe sot, ka studiuar në Akademinë Kombëtare të Vallëzimit dhe në qendrën eksperimentale të kinemasë. Emrin artistik ia dha regjisori Dante Guardamagna, duke e lidhur emrin e vërtetë Raffaella me mbiemrin e piktorit Carlo Carrà. “Milleluci”, “Pronto Raffaella”, “Carramba che sorpresa”, janë vetëm disa nga emisionet e kësaj “signore të çeliktë” të skenës argëtuese italiane.