Vritet polici nga një gjel, ngjarja trondit botën FOTO

Polici humbi jetën gjatë një bastisje të aktiviteteve ilegale të luftës mes gjelave.

Togeri Christian Bolok u vra nga një prej gjelave luftues teksa ishte duke i mbledhur provat, gjë që përfshinte edhe gjelat, shkruan “DailyMail”.

Njëri nga gjelat kishte një brisk të ngjitur në kthetra dhe brisku i preu arterien femurike në këmbë policit, duke i shkaktuar gjakderdhje masive që e qoi atë në vdekje.

Ky sport i pakëndshëm është ndaluar shkaku i pandemisë për të shmangur mbledhjen e turmave dhe koloneli Arnel Apud u shpreh se ky aksident ishte diçka që nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse si një fatkeqësi e tmerrshme.

Kjo ishte hera e parë brenda 25 viteve të fundit që një polic kishte humbur jetën si shkak i këtyre aktiviteteve.

Tre persona u arrestuan gjatë bastisjes.