Një ushtar ukrainas ka mbetur i vrarë nga granatimet e separatistëve pro-rusë në Ukrainën Lindore.
Ushtria ukrainase tha se kishte regjistruar 19 shkelje të armëpushimit nga separatistët që nga fillimi i ditës krahasuar me 66 raste gjatë 24 orëve të mëparshme, shkruan Al Jazeera.
Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 vendbanime, duke përdorur artileri të rëndë, të cilat janë ndaluar nga marrëveshjet e Minskut, tha ushtria.
Nga fuqitë e mëdha ndërkaq ekziston frika se nxitja e tensioneve nga separatistët pro-rusë mund të përdoret si pretekst për të nisur pushtimin e Ukrainës nga rusët.







