Një person është vrarë me një mjet të mprehtë mbrëmë pas mesnate në rrugën “Xhon Sereqi” në Gjilan.

Sinjalizuesit bëjnë të ditur se viktima mashkull kishte marrë lëndime nga një mjet i mprehtë në rrethana ende të panjohura.

Për shkak të lëndimeve të marra, me autoambulancë të Spitalit të Gjilanit, viktima ishte dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas sinjalizuesve, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.